Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të premten ka thirrur Kryesinë e Kuvendit dhe pritet që në agjendë të bisedimeve të jetë edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.
Kjo do të nënkuptonte shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte dërguar një shkresë javën e kaluar koalicionit PAN nëse ata kishin ndonjë kandidat për kryeministër, duke ndjekur kështu rrugën kushtetuese të konsultimit me partitë në koalicion që ndodhë në rast të dorëheqjes së kryeministrit.
Veseli i kishte kthyer përgjigjen se nuk do të propozonin asnjë kandidat dhe kështu rruga e vetme e mbetur është shkuarja në zgjedhje të parakohshme, pasi që opsioni për arnim të Qeverisë tani nuk ekziston.
Ndërkohë, është e rëndësisë së madhe që Kuvendi të mos shpërbëhet pa u miratuar marrëveshja e IPA’s, që në rast të mos miratimit do i humbiste shteit tonë plotë 93 milionë euro.
Mbledhja e kryesisë së Kuvendit do të ketë dy pika të rendit të ditës, që janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, dhe përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...