Ish ministri serb i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, publikisht me 24 mars e mohoi masakrën e Reçakut.
Madje ai shkoi edhe më tutje, duke i quajtur shqiptarët gjakpirës.
E kjo deklaratë e ka aktivizuar Prokurorinë e Shtetit.
Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të fillohet procedura hetimore ndaj Tododijeviq.
Këtë e ka konfirmuar për T7 përmes telefonit kryeprokurori Lumezi.
“Kam ndërmarr vendime konkrete dhe kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të ndërmerr veprime në drejtim të veprës penale ndaj urrejtjes apo mos durimit kombëtar, fetar etnik lidhur me deklarimet e ministrit”.
Sipas Lumezit me anë të kësaj deklarate ish ministri serb dyshohet se e ka prishur rendin publik.
“Kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të vërtet faktet që me anë të kësaj deklarate është prishur rendi publik në Republikën e Kosovës dhe sigurisht se në bazë të marrjes se informacioneve do vendosim për procedurën e mëtejshme penale, mandej në bazë të fakteve do të shikojmë a ka bazë për ngritjen e aktakuzës”.
Lumezi po ashtu ka theksuar se nëse vërtetohet që edhe zëvendës ministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq që ishte shkaktuar nga Haradinaj ka nxit urrejtje do të filloj inicimin e procedurës ndaj saj.
Ajo kishte deklaruar se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...