Kryeprokurori i Speciales viziton Kosovën

10:43 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, po e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga kjo prokurori.

Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e filloi detyrën më 11 shtator. Smith është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Schwendiman, që e lëshoi detyrën e kryeprokurorit në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 “Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore nё Kosovë”.

Ani pse është ligjërisht funksionale për më shumë se një vit, asnjë aktakuzë nga kjo Prokurori nuk është dorëzuar në Gjykatën Speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme