Në vazhdën e vizitave të punës nëpër prokuroritë e vendit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, kanë qëndruar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, me ç’rast janë takuar me kryeprokurorin Shyqyri Syla dhe prokurorët e kësaj prokurorie.
Fillimisht, dy krerët e lartë të sistemit prokurorial janë njoftuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për të arriturat dhe sfidat e këtij institucioni, me të cilat është ballafaquar në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve të përcaktuara ligjore.
Ndërsa, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar punën e deritashme të prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë në luftimin e veprave të ndryshme kriminale, me ç’rast ka kërkuar angazhim dhe efikasitet të mëtejshëm për trajtimin dhe luftimin e rasteve, të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin, kontrabandën, tregtinë e kundërligjshme dhe veprave të tjera.
Ndër të tjera, kreu i Prokurorisë së Shtetit, ka kërkuar që në kuadër të ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepra penale, krahas hetimeve penale, prokurorët duhet të zhvillojnë edhe hetime financiare, në mënyrë që të kërkohet sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë, e cila mund të jetë fituar me vepra penale.
Gjithashtu, Kryeprokurori Lumezi, ka thënë se Prokuroria Themelore në Mitrovicë përbën një shembull të mirë të funksionimit dhe bashkëpunimit shumetnik, ndërnjerëzor dhe ndërkolegial, vlera këto, që duhet të kultivohen edhe në të ardhmen në sistemin prokurorial të Kosovës.
Në anën tjetër, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pohuar se do të jetë në mbështetje të plotë për të ofruar shërbime të nivelit dhe standardeve të nevojshme për çdo prokurorë, në mënyrë që të krijojë kushte sa më të mira për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive përkatëse.
Po ashtu, Kryesuesi Hyseni, ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë prokurorët dhe stafi mbështetës, në mënyrë që të punohet për harmonizimin e statistikave dhe regjistrimin e lëndëve në Sistemin për Menaxhim Informativ të Lëndëve (SMIL).
Në fund, Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryesuesi i KPK-së i kanë dhënë përkrahje kryeprokurorit dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe për përmirësimin e kushteve të tyre të punës.
Takimet e tilla të krerëve të sistemit prokurorial do të vazhdojnë edhe në prokuroritë e tjera të vendit./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...