Sot është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka përkujtuar heroin Konushevci, shkruan portali arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Vitet kalojnë, por kujtimin për dëshmorët e kombit koha nuk mund ta zbehë. I tillë është dhe do të mbetet gjithmonë kujtimi dhe nderimi për heroin e lirisë, Ilir Konushevcin– ka shkruar Veseli.
Ndryshe, Ilir Konushevci, përveç përgjegjësive të tij luftarake në Zonën e Llapit dhe Prishtinës, ishte një luftëtar që bashkëveproi me të gjithë njësitë tjera, ku së bashku me Hazir Malaj siguruan teknikën luftarake dhe ranë heroikisht në detyrë. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...