Google ADS

Kryeministrja serbe reagon pas deklaratës së deputetit gjerman për Kosovën

21:22 | 25 Tetor 2018
V. S.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic ka deklaruar sot se qëndrimi i deputetit të Bundestagut, Peter Beyer se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, është vetëm qëndrim i tij personal dhe jo i Gjermanisë.

“Ai mund ta ketë mendimin e tij dhe ta shpreh lirshëm atë. Por ne nuk pajtohemi me këtë, unë qëndrojë në  anën e Qeverisë së Serbisë se gjatë bisedimeve nuk është mirë të ketë“vija të kuqe, Qëndrimi i Gjermnisë nuk ka ndryshuar dhe ne nuk jemi të befasur ”, tha ajo gjatë adresimit të saj në Kuvendin e Serbisë duke shtuar se megjithatë qëndrimi i Amerikës karshi Kosovës ka ndryshuar, raporton B92, përcjell Indeksonline.

“Nëse ne nuk do të kishim bërë punë të mirë, Amerik nuk do të ndryshonte aspak qëndrimin ndaj Kosovës. Kosova ka vija të kuqe, përfaqësuesit e saj nuk  dëshirojnë të flasin për asgjë tjetër, vetëm që Serbia duhet ta njoh pavarësinë e saj”, tha presidentja Brnabic.

Ndryshe, Deputeti  gjerman që i përket partisë se Angela Merkel, Peter Beyer  gjatë vizitës së tij të djeshme në Beograd ka thënë se Serbia nuk mund të bëhet pjesë  e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën si shtet./indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme