Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, e ka cilësuar jo serioze deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nuk do të ketë marrëveshje të paqes nëse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk i bashkohen Kosovës.
“Kjo deklaratë është jo serioze dhe unë mendoj se ajo është bërë për qëllime politike të brendshme, për disa brenda në Kosovë. Për këtë çështje nuk është biseduar. Është e pabesueshme për mua se si ata tani shtrihen në territorin e Serbisë qendrore”, ka thënë sot Brnabiq, shkruan “Danas”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përsëri propozoi mundësinë e korrigjimit të kufijve në një tekst autorial, përcjell Telegrafi.
“Për ta arritur këtë qëllim, unë kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë. Kam pritur kundër argumente racionale, por deri më sot kam dëgjuar më tepër zhurmë dhe në rastin më të keq edhe urrejtje. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq urrejtje, e cila e ndan shoqërinë tonë”, ka shkruar ndër tjerash Thaçi.
Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbisë i sugjerohet se korrigjimi i kufijve nuk është në opsion, sepse është joreale dhe se Beogradi nuk guxon ta kërkojë këtë. Ai tha se Serbisë po i ofrohet formimi i Asociacionit në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që, sipas tij, nuk do të ndodhë.
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...