Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se fjalim i Aleksandar Vuçiqit në Kosovë ishte historik dhe se sipas saj, politikanët e Prishtinës kanë treguar se janë të paparashikueshëm dhe se nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.
Ndërsa, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo është përgjigjur edhe rreth pozicionit të Qeverisë së Serbisë rreth mundësisë së vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Luginë të Preshevës.
Sipas saj, së paku deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për një vizitë të tillë dhe se për një gjë ai së pari do të duhej t’i drejtohej Qeverisë së Serbisë.
“Së pari do të shohim se çfarë kërkon nga Qeveria e Serbisë dhe në bazë të kësaj do të vendosim. Serbia është një vend në të cilin mund të siguroni një vizitë sepse është e stabile, sepse është sovrane”, ka përfunduar Brnabiç.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...