Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se janë ende larg arritjes së një marrëveshje me Kosovën, pavarësisht se është përmendur si ide çështja e territorit për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
Më tej Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka kundërshtuar edhe raportimet nga bisedimet e zhvilluara në Bruksel se njohja e plotë e Kosovës është një parakusht për pranimin e Serbisë në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan Financial Times, ajo ka thënë se ”udhëheqësit shqiptarë të Kosovës po bëjnë gabim të thellë nëse supozojnë se dialogu me Beogradin do të rezultojë në njohjen zyrtare serbe të pavarësisë së Kosovës”.
“Kur ata mendojnë se,” Po, Serbia do të njohë pavarësinë tonë “, mirë, natyrisht që nuk do të ndodhë”, tha Brnabiq.
Sipas saj mungesa e njëzëshmërisë midis qeverive të Bashkimit Europian mbi statusin e Kosovës do të thotë që një “marrëveshje afatgjatë e normalizimit” midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte e mjaftueshme për të lejuar anëtarësimin e Serbisë, pretendon Brnabiq.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...