Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur edhe njëherë se Ushtria e Kosovës do të votohet më 14 dhjetor.
Ai ka thënë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ushtrinë, është për stabilitet në rajon. Haradinaj këto komente i bëri gjatë vizitës në KEK.
“NATO është organizatë e vendeve të sigurisë, dhe mendimi njërit anëtar të NATOS nuk kthehet në vendim të NATO-s, vendimet merren kur të gjithë janë dakord. Neve nuk na pengon puna me NATO-n, pra nëse kjo është një kërkesë nuk aprovohet nga të tjerët nuk ndryshon asgjë.
Qëndrimi i SHBA-ve është për më shumë stabilitet në Kosovë dhe rajon. S’ka asnjë dilemë se Ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor”, ka deklaruar Haradinaj./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin