Google ADS

Kryeministri: Shkarkimi i Gashit nuk është tronditje për procesin e liberalizimit të vizave

14:16 | 16 Tetor 2018
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë për ndërrimin e ministrave ka thënë se lirimi nga detyra e ministrit Gashi ka ardhur nga partia e AKR-së.

“Nuk është tronditje në procesin e liberalizimit të vizave. Duhet megjithatë te kemi kujdes në këtë proces. Koalicioni është mes partive dhe propozimet vijnë nga to. Vendimet dhe riorganizimet bëhen me propozim të partive”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në lexim të dytë do të bëhet pas 20 nëntorit.

Kryeministri po ashtu ka folur edhe për hapjen e Urës mbi Iber, por në këtë raste ka thënë se nuk duhet të ngutemi pasi gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.

“Mirë është mi koncert por duhet të bëjmë kujdes sepse ura mund të hapet për ni ditë por nuk mujt mi blloku pastaj pjesën tjetër dhe duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt. Jemi në tri tema të rëndësishme Ushtri, Interpoli dhe Liberalizimi i vizave. Çdo veprime duhet të jemi të kujdesshëm”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme