Ndonëse pati takim për më shumë se njëorësh mes liderëve të shtetit, ende nuk kanë ndryshuar qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, sa i përket taksës ndaj mallrave serbe.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha për Klan Kosova se nuk është çështje trimërie, por është i bindur që taksa ndaj produkteve serbe të vazhdojë deri në njohje.
”Sonte ka qenë iniciativa e ministrit Lekaj që ta kemi një bisedë joformale. Sot kam pasur takim me ambasadorin Philip Kosnett për të cilin kam shumë respekt”.
”Ka qenë shumë i saktë, ai i ka kërkuar, sugjeruar Kosovës që të pezullohet taksa, ka paraqitur edhe këtë letër për tërë udhëheqësit e institucioneve”.
”Ne kemi spjeguar pozicionin tonë, që unë e dua Amerikën por nuk i nënshtrohem Serbisë. Taksa nuk është vendos lidhur me Amerikën as për zhvillimet e fundit në dialog”.
”Kërkojmë një zgjidhje një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. Unë jam për tu hequr taksa por duke u lidhur me njohjen”.
”Por pas 20 vjetësh pas rrethanave të krijuara nga Serbia, jam i vendosur dhe kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve në Kosovë”.
”Nuk është për trimëri apo arrogancë, por është qëllimi për ta sjell një situatë të marrëveshjes me Serbinë”.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?