Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është i pranishëm sonte në premierën e filmit dokumentar të ish-futbollistit, Lorik Cana me titull “Lorik”.
Haradinaj është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita.
“Me Anitën, në premieren e filmit dokumentar “Lorik” që shpalos rrugën jetësore të ish Kapitenit të kombëtarës së Shqipërisë dhe futbollistit të rangut botëror. Në karrieren e tij briliante ai shkëlqeu me klubet prestigjioze, duke qenë gjithnjë shembull i sportistit motivues për ekipin dhe idol për publikun. Lorik Cana asnjëherë nuk reshti ta ndihmoj vendin e origjinës, Kosovën, përmes aktiviteteve sociale e humanitare si dhe mbështetjen e talentëve të rinj. Krenar!”, ka shkruar kryeministri në rrjetet sociale.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...