Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i UP-së, kanë organizuar ceremoninë e Inaugurimit të “Qendrës së Inovacionit dhe Nërmarrësisë në UP”.
Kryeministri Ramush Haradinaj, filloi fjalimin e tij duke iu falënderuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për iden e krijimit të ministrisë së Inovacionit.
Ai tha se në fillim këtë ide e ka parë më ndryshe, por më vonë e ka kuptuar se qëllimi i krijimit të kësaj ministrie ka qenë një hap i mirë. Ai tha se ide të tilla inovative do të vazhdojnë të përkrahen gjithmonë.
“Kur është filluar ndërtimi, mendojsha që po donë me nxënë një vend pune. Dua ti them Veselit faleminderit se paske pas të drejtë sepse e kemi konstatu se ia ka vlejt me hy me një ide të ministrisë së Inovacionit. Të gjithë e dimë, nuk ka dikush që nuk e kupton rëndësinë e arsimit dual, që nuk e kupton që ne jemi vonë me arsimin dual. Këtu po japim shembull me kujdes nacional”, tha Haradinaj.
“Parku inovativ trajnues në Prizren është një projekt tjetër i ideve projektive. Kjo qendër që po nisim sot do jetë e hapur për ekspertizë. Tani e tutje nuk do kemi dilema në projekte të tilla”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se një nga prioritetet e tij ka qenë dhe është lidhja e rrugës akademike me atë të ndërmarrësisë, teksa ka shfaqur problemin e bizneseve për mungesë stafi të profesionalizuar.
“Zhvillimi ekonomik mund të arrihet vetëm kur bota akademike lidhet me ndërmarrësinë. Kjo është ajo që i ka munguar Kosovës. Një nga arsyet e ankesave të bizneseve ka qenë mos mundësia e pasjes së stafit qe janë të profesionalizuar në botën e ndërmarrësisë. Bizneset tona janë të ballafaquara me mungesa të tilla. Bota e konkurrencës ku gjendet Kosova, duhet të jetë më e përgatitur në zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin euro atlantik”, tha Veseli.
Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që fokusin ta kenë tërësisht në ekonomi dhe zhvillime euroatlantike.
“Një nga projektet që Beqaj më tha është pjesa e “Smart Cities”, që do ta promovojë vitin e ardhshëm. Ky fakultet mund ta bartë këtë projekt. Qendrat e turizmit mungojnë në shumë raste në Kosovë, çka do ti kushtonte Fakultetit të Inxhinierisë, së paku ti bëjë në secilën qendër nga dy pika të cilat do i orientonin edhe qytetarët por edhe turistët që vijnë nga vendet e tjera. Do vazhdojmë kështu që botën akademike ta bartim në ndërmarrësi me ju studentë”, tha Veseli.
E, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se po e mbyllin vitin me disa qendra inovative në disa qytete të Kosovës. Ai tha se vitin e ardhshëm do të ketë projekte të tjera inovative edhe në skenën ndërkombëtare.
“Unë besoj fuqishëm, kështu beson edhe kryeministri dhe kryetari se e vetmja fuqi konkurruese në kohën e digjitalizimit është rinia pasi që është promotori dhe gjeneratori i zhvillimit ekonomik. Po tentojmë ta lidhim botën akademike me biznesin, jetën reale, jo ti kornizojmë studentët. Shumë më shpejtë po ecin ata dhe po ndryshojnë, se sa institucionet. Qendra për inovacion do jetë qendra ku studentët do ta gjejnë veten para një ndryshimi, ku idetë studiohen dhe do të zhvillohet si start up. Jemi duke zhvilluar strategjinë për Inovacion, e cila i hap ligjet për inovacion, e cila po bëhet në bashkëpunim me GIZ-in”, tha ministri Beqaj.
Dekani i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala, ka thënë se kjo Qendër do jetë hapësirë e destinuar për studentë dhe për të rinjtë e interesuar për përgatitjen bashkëkohore, ndërsa ka shtuar se do jetë motiv që studentët të mos largohen nga vendi.
“Do ofrohen trajnime të ndryshme nga lëmia e inxhinierisë dhe certifikime me standarde dhe trajnime edhe të fushave tjera sipas nevojës. Jemi dëshmitarë të largimit të të diplomuarve tanë jashtë vendit, jemi të sigurt se do jetë qendër Inovative që nga këtu të bëhet diçka dhe të kryhen shërbime. Duke u mbështetur në përvojën e BE-së dhe SHBA-së, kjo qendër do jetë sukses”, tha Shala.
Prorektorja, Myrvete Badivuku, në mungesë të rektorit, ka thënë se UP-ja do të vazhdojë në themelimin e qendrave të tilla.
“Është një hap në kohën e duhur dhe shumë i nevojshëm. Meqenëse UP-ja ka nevojë të madhe për një aktivitet të tillë, UP në planin strategjik, objektivat e veta, e ka themelimin e qendrave, funksionalizimin e atyre ekzistuese që të bëjë lidhjen e teorisë me praktikën”, tha Badivuku./EO/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...