Kryeministri kërkon nga prodhuesit vendor që të mos e keqpërdorin vendim për rritje të taksës ndaj Serbisë dhe mos t’i rrisin çmimet

10:08 | 29 Nëntor 2018
V. S.

Ka filluar edicioni i parë i Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”.

Me këtë raste kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj para prodhuesve vendor foli për vendosjen e taksës për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Ai tha se taksa nuk do të hiqet përderisa nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ai iu kërkoj prodhuesve vendor që të mos e keqpërdorin këtë vendim dhe mos ti rritin çmimet .

“Prodhimi është sfidë. Prodhuesit kanë qenë të sfiduar që nga nisjet e para. Kam parë shumë mekanizma që i kanë mbështete prodhuesit e Kosovës ne të gjitha etapat . Kosova tashmë ka më shumë vetëbesim në prodhim dhe keni mendoj se prodhuesit kanë fituar respektin e të gjithë neve. Në si qeveri kemi filluar me heqjen e disa borxheve, heqjen  doganës për lendet e para  e politikat fiskale .Se fundin është vendosja e taksës. Ky vendin përfshinë të gjitha produktet me origjinë nga këto dy vende. Propozimi ka ardhë nga zyra e ministrisë jo nga zyra e kryeministrit e vetëm më vendim të qeverisë mund të ndryshoj jo forma tjera. Nuk është bërë vetëm për hatër të prodhuesve vendos por është  ne interes të 2 milion qytetarëve të Kosovës. Ju e dini sa është penguar që produktet e Kosovës të hyjnë në këto dy vende. Që 10 vite Kosova është e diskriminuar. Përkundër faktit që jemi të përkëdhelurit e Amerikës por ne duhet ti kryejmë punët e shtëpisë sonë”.

Tutje Kryeministri ka shtuar se çdo vend ka sfida dhe pa pas dhimbje nuk mund te kalohen sfidat e të ngritkemi.

“Le të shërbej kjo taksë si porosi për të gjithë që jemi zgjuar dhe jemi të vetëdijshëm për të gjitha. Këtë vendim e ka marrë Kosova kur nuk ka pasur rrugë tjetër. Ky vendim mund të mbetët shumë gjatë. Aq gjatë sa nuk do të ndodh njohka nga Serbia, aq gjatë sa nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë. Kryeministri e pati edhe një porosi për prodhuesit vendor. Shfrytëzoni këtë por mos e keqpërdorni. Mos i rrisni çmimet pa nevoje”.

E Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se përgjatë këtyre dy ditëve të konventës do të diskutohen shumë probleme që përballen prodhuesit vendor.

“Në ditën e parë do të diskutojmë për tregtie e lirë për tregjet e reja mundësitë që i kanë prodhuesit për tregtinë e lir. Ndërsa në ditën e dyte do të flasim për shkathtësitë e prodhuesve si dhe punësimi i të rinjve. KPK është për një tregti të lirë jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendim. Kemi vendos me mbajt këtë konvente sepse prodhimi është sektori më strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Panxha tha se Klubi do të mbështesë vendimin e qeverisë për vendosjen e taksës.

Pjesëmarrës në konventë jenë mbi 300 kompani prodhuese nga Kosova dhe mbi 70 kompani nga Shqipëria dhe Maqedonia, ku do të shqyrtohet tregtia dhe bashkëpunimi në mes Kosovës dhe shteteve të rajonit.

Gjatë kësaj konvente u be lansimi i platformës digjitale “Made in Kosova”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/732820513764967/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme