Google ADS

Kryeministri i Kosovës shpreson që sot të arrihet konsensus për rezolutën për dialogun

12:09 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj i shoqëruar nga kabineti i tij qeveritar sot ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit të UÇK-së Zahir Pajaziti me rastin e ditëlindjes së tij.

Ai pas homazheve në një prononcim për media tha se në seancën e djeshme ka pas diskutime korrekte por që në disa raste po shihet edhe një lojë mes partive.

“Dje kam qëndruar një kohë në seancë, ka pas diskutime korrekt por disa raste po shihet një lojë mes partive, pra deputetët po përfaqësojnë një lojë ndoshta për poena se sa për qëllim”, është shprehur ai, raporton arbresh.info.

Haradinaj ka thënë se ka lutur partitë që të gjejnë një mes sa i përket nxjerrjes së një rezolute.

“Nëse qëllimi i parlamentit është me nxjerr një rezolutë, mendoj që duhet ta kërkojnë një mes unë i kam lut që ta kërkojnë këtë mes, gjitha partitë gjithë deputetët politike. Unë i kom lut që ta kërkojnë këtë mes”, ka treguar Haradinaj.

Ai poashtu ka thënë se shpreson që në seancën e sotme të arrihet marrëveshja për rezolutë.

“Ju siguroj që ata që e thash në parlament shumë fuqi e jashtëzakonshme ka qenë vota për ushtrinë pra shumë votë nëse ka votë për një rezolutë caktuar ajo është një dëshmi në vetë, përpos përmbajtjes së rezolutës është fakti se ka unitet politik, shpresoj që do ta arrijnë sot”, ka thënë ai.

Sa i përket përplasjes së deputetëve rreth këtyre temave kryeministri ka thënë se është normale të ketë dallime por që janë disa tema që duhet të kryhen.

“Normal që kemi dallime, dikush është në pushtet dikush opozitë, ka kontekste prej të kaluarës, hidhërime,  inate, ose hatërmbetje ose mospajtime konceptuale por janë disa tema që nuk mundemi me ju ikë, shembull liberalizimi, kjo është interesi i joni. Prapë le të rrehen por t’ii kryejmë do punë prapë le të vazhdon sporti politik”, është shprehur kryeministri.

Ai ka thënë se për dialogun poashtu është mirë të kenë një pikë të përbashkët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme