Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje në lidhje me taksën prej 100% që e kanë vendosur për produktet e Serbisë.
Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se për këtë vendim është konsultuar me Veselin dhe Limajn, por jo edhe me Thaçin.
“Nuk kam mbërri me bisedu me presidentin pasi është jashtë shtetit, por kam folur me Veselin e Limajn”, deklaroi Haradinaj në T7.
Ai tutje foli edhe për mundësinë që të rriten çmimet e produkteve. Tha se nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë faji është i tregtarëve.
“Nëse rriten çmimet janë keqpërdorimet të tregtarëve. S’ka nevojë me u rrit çmimet. Nuk ka arsye që ta keqpërdorin këtë situatë. Duhet të rrisin importet nga drejtime tjera, se ka lëndë të parë gjithkund në botë”, tha Haradinaj.
Duke folur për vendimin e ri, kryeministri përmendi edhe lobimin e ashpër që Serbia e bën kundër Kosova.
“Ju e patë çasjen e Serbisë dje, nuk po shohim relaksim, por po shoh tendencë me e zhbë Kosovën. Jam për të vazhduar dialogu, kemi nevojë për bisedime, por duhet ta mbrojmë interesin tonë. Serbia neve na e ka bërë këta qe 20 vjet edhe e kemi vazhduar dialogun”, përfundoi Haradinaj.
Ndryshe pas vendimit për taksën prej 100%, institucionet u kanë bërë thirrje prodhuesve vendorë që ta përmirësojnë cilësinë.
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet