Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar në lidhje me kohën e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në intervistën në emisionin ‘Debat’ në RTK, Haradinaj u pyet nëse liberalizimi do të ndodh brenda këtij viti.
Haradinaj tha se Kosova ka plotësuar kriteret për heqje të vizave, ashtu siç thotë edhe raporti i Komisionit Evropian.
Tutje, Haradinaj ka thënë se po punojnë që heqja e vizave të ndodh brenda këtij viti dhe se beson shumë që liberalizimi do të ndodh në fund të vitit.
‘’I kemi plotësu të gjitha kërkesat, raporti i Komisionit Evropian ka thënë se i kemi plotësuar ato. Besoj shumë se në fund të vitit do të kemi një vendim pozitiv’’, ka thënë Haradinaj.
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...