Google ADS

Kryeministri i kërkon Presidentit t’i sqarojë se ku cenoi sigurinë kombëtare

15:29 | 21 Nëntor 2018
arbresh.info

“Nëse o’ siguria kombëtare në pyetje, nuk jom për me cenu. Na intereson me ditë ku është cenu kjo siguri kombëtare. Qëndrimi mbetet i njëjti, ndarja e Kosovës nuk mbetet opsion,” është shprehur kryeministri, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie.

Ai nuk beson se është shkelur Kushtetuta e Kosovës, ashtu siç pretendon presidenti, Hashim Thaçi.

“E pamundshme është me u shkelë Kushtetuta me këtë vendim. Du me korrigju nëse kom bo gabim,” është shprehur Haradinaj para gazetarëve.

Duke folur për rritjen e taksës për 100 për qind, Haradinaj tha se masa ndaj Serbisë është legjitime.

“Është bo prej zorit, dhe nuk është bo prej qefit,” është deklaruar Haradianj.

Duke folur për dështimin për anëtarësim të INTERPOL, Haradinaj tha se do t’i falënderojë vendet që votuar “pro” anëtarësimit, veç e veç./arbresh.info/

Presidenti po përdor Gjykatën Kushtetuese për hakmarrje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme