Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Paris të Francës.
Ai ka treguar se qëllimi i kësaj vizite është avancimi dhe përshpejtimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Haradinaj është takuar sot me deputeten e Senatit të Francës, Marta de Cidrac.
Me deputeten franceze Haradinaj tha se ka biseduar për një mbështetje më aktive për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Evropë.
Postimi i Haradinajt:
Në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, takova sot, Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Theksova përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, me detyra dhe obligime të plota. Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet. Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Europë. /Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?