Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të sektorit të përpunimit të metalit dhe drurit, për t’i dëgjuar nga afër disa kërkesa të tyre, në mënyrë më specifike çështjen e inicimit të një marrëveshjeje bilaterale për transfer të fuqisë punëtore me Gjermaninë.
Përfaqësuesit e sektorit të përpunimit të metalit dhe drurit e kanë njoftuar kryeministrin Haradinaj për veprimtarinë e tyre dhe angazhimet që ka ky sektor, duke thënë se shumë kompani përpunuese të metalit në Kosovë eksportojnë në Gjermani, bazuar në marrëveshjet B2B që i kanë me kompanitë gjermane.
“Bizneset kosovare momentalisht kanë të hapura edhe përfaqësi në Gjermani, por kanë probleme me fuqinë punëtore që nuk mund ta transferojnë atje. Përfitimet janë të shumëfishta të kompanive kosovare, por edhe të Qeverisë së Kosovës nëse do të mund të lidhet kjo marrëveshje”, i thanë kryeministrit Haradinaj përfaqësuesit e sektorit të përpunimit të metalit dhe drurit në këtë takim.
Kryeministri Haradinaj falënderoi të pranishmit për vizitën dhe për t’i shprehur kërkesat e tyre në të mirën e përbashkët, derisa u zotua se do angazhohet që shqetësimet e tyre të marrin vëmendjen e merituar dhe Qeveria do ta mbështesë Qendrën për Aftësim Profesional sipas modelit gjerman të m
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA