Google ADS

Kryeministri Haradinaj kritikon KEDS-in për reduktimet e energjisë elektrike

10:34 | 23 Nëntor 2018
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.

Ai ka thënë  se është e papranueshme që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i përmbushin detyrat e veta, shkruan arbresh.info

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.

Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Nuk pranojmë asgjë më pak!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme