Kryeministri Haradinaj i reagon Vuçiqit, thotë se territori i Kosovës nuk preket

17:07 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës respekton tërësinë territoriale të Republikës. Ka thënë se do të mposhtet çdo përpjekje për t’i prekur këto parime.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas nisjes së vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq, në Veri të Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova është shtet mikpritës.

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”, ka shkruar Haradinaj, në një reagim në Fb.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme