Google ADS

Kryeministri Haradinaj fillon vizitën në Berlin

09:06 | 6 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot po qëndron për vizitë njëditore në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Haradinaj tashmë ka nisur takimet që do të zhvillojë gjatë ditës së sotme.

Sipas agjendës të cilën e ka siguruar Telegrafi, kryeministri fillimisht do të zhvillojë takim me grupin parlamentar për Evropën Juglindore, përfshirë edhe deputet të grupeve tjera parlamentare në Bundestag.

Pas kësaj, rreth orës 11:00, Haradinaj do të zhvillojë takim pune me kancelaren Angela Merkel. Kryeministri do të marrë pjesë edhe në konferencën “Takimet ndërkombëtare”.

Ndërkaq nesër, kryeministri do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin. Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake.

Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme