Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se do të ishte lajm i mirë që edhe Kosova të marr liberalizimin e vizave para festave të fundvitit.
Haradinaj duke marr pjesë në promovimin e programit nacional për rininë tha se rinia e Kosovës nuk është më pak e zot sesa rinia e vendve tjera dhe se Qeveria sipas tij do t’i jap përkrahje.
“Qeveria i ka marrë përgjegjësitë e veta e kemi rritur 12 përqind buxhetin për arsim, njëkohësisht i kemi trajtuar me prioritet çështjet e arsimit. Ne i gëzohemi kësaj pune që po bëhet, vërtet na ka mobilizuar dhe do t’i japim çdo përkrahje në këtë proces. Ju siguroj që nuk jemi më pak të zot se rinia e vendeve tjera, rinia jonë duhet vetëm të ketë një nxitje. Është tepër me rëndësi që shtetet e BE-së ta vendosin në agjendë. Do të ishte një lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit”, tha Haradinaj.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se rinia e Kosovës është më e izoluara në Ballkan pasi që nuk ka liberalizim.
Veseli ka përsëritur se nëse nuk BE nuk vendos në favor të këtij procesi është racizëm.
“Rinia jonë aktualisht është duke u përballur me sfida që janë të fushave të ndryshme. Në të njëjtën kohë ballafaqohet me atë se është rinia më e izoluar në Ballkan. Po presim si do të vendoset për këtë rini, nëse nuk ka liberalizim është racizëm, presim të shohim a do t’i jap mundësi që kjo rini ta shoh botën si çdo rini tjetër, pasi që është rini evropiane. Ne duhet të bëjmë më shumë për përgatitjen e tyre për tregun e punës”, tha Veseli.
Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka thënë se me këtë program është formësuar ideja e pjesës praktike të sistemit të nxënies, q ë u garanton pjesëmarrje të gjithë nxënësve në tri fusha, si në dituri, në kreativitet kulturor dhe mëndim kritik dhe në sport.
Ai tha se ky projekt nuk do të ishte i plotë po të mos ishte edhe pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve.
“Nxënësit me këtë projekt do ta kenë hapësirën e vet për ta marrë nxënien në mënyrë normale dhe për të pasur mundësinë e një gare me bashkëmoshatarët. Pos dy dokumenteve bazë programin nacional për rininë dhe programi ndërshtetëror për rini, është edhe mundësia e bashkëpunimit”, tha ai.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...