Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass po zhvillon një vizitë ditën e sotme në Tiranë, ku është takuar edhe me ministrin Bushati.
Në një deklaratë të përbashkët me Bushatin, ministri gjerman Heiko Mass, përveç të tjerash, u pyet edhe në lidhje me çështjen e ndryshimet të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u shpreh se Gjermania është skeptike në lidhje me këtë çështje dhe diskrete. Mass tha se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë që të mos sjellë pasoja, raporton Arbresh.info
“Ekziston frika e një efekti domino. Ne jemi skeptik dhe diskret në lidhje me këtë pikë. Kjo çështje duhet të sqarohet dhe të zgjidhet duke mos sjellë probleme të tjera përveç atyre që janë”, tha ministri gjerman.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass mbërriti të mërkurën në Tiranë dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ditmir Bushatin, ministrin e Jashtëm shqiptar, deklaroi se “kriteret për nisjen e bisedimeve për anëtarësim janë të qarta, duhen rezultate nga reformat për të bindur skeptikët”.
“Unë jam optimist se do të ecim përpara”, tha Mass.
Ndërkohë, ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se “rruga drejt anëtarësimit evropian është një e përpjetë që duhet të shoqërohet me arritje konkrete”.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën