Në këto temperaturat të larta që po kalon vendi ynë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, konsumatorët e saj është duke i mbajtur me furnizim stabil të ujit të pijshëm.
Kështu është shprehur kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Ilir Abdullahu në një prononcim për Arbresh.info i cili po ashtu ka një apel për qytetarët që mos të keqpërdorin ujin e pijshëm.
“Lusim konsumatorët këto ditë edhe muajin gusht deri në shtator të kenë kujdes në përdorim të ujit të pijes për arsye se në mungesë të reshjeve çdo ditë kemi rënie të liqeneve dhe ajo çka është shqetësuese se periudha e dimrit dhe pranverës nëse nuk do të ketë reshje situata në vitin 2020 me të vërtetë do të jetë e vështirë sa i përket furnizimit, sepse liqenet akumuluese tona varen vetëm nga reshjet e shiut dhe të borës”, ka thënë Abdullahu.
Ai ka thënë se për momentin ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm.
“Njerëzit në çdo moment pikat e ulëta dhe sidomos zonat private qoftë lagjet, qoftë fshatrat kanë harxhime të mëdha që vijnë si rezultat i keqpërdorimeve të ujit duke e përdor ujin e pijes për ujitje, larjet, autolarjet, ndërtimet e ndryshme por edhe shumë gjana tjera”, është shprehur ai.
Abdullahu ka thënë se për shkak të disa problemeve teknike në lagjen Velania dhe tek lagja e Vneshtave në Prishtinë janë duke u ballafaquar me probleme të furnizimit me ujë.
“Tash qe tri, katër ditë jemi duke u ballafaquar për shkak të defekteve që po na ndodhin në stacionin e pompave në Velani e sidomos kem problem me pjesën e lagjes së Vneshtave atje te rruga e Bledit d.m.th. në kuotën e lartë, po bëjmë përpjekje se si t’i furnizojmë sa më shpejt ata konsumatorë”, ka shtuar Abdullahu.
Sa i përket fabrikës së Ujit në Shkabaj, Abdullahu ka thënë se tashmë janë duke punuar me kapacitet të plotë që vjen nga liqeni i Ujmanit dhe siç thotë ai nga kjo situatë është një e mirë sepse po munden me prodhuar dikur rreth 600 litra në sekondë gjë e cila po jua ndihmon dy liqeve tjerë që edhe nivelet me ra më ngadalë dhe konsumatorët me pas një furnizim me 24 orë.
Ai ka thënë se për momentin ka furnizim mbi 90% me ujë të pijshëm, por se në rast vazhdon keqpërdorimi atëherë mund të vije deri tek reduktimet.
“Ka furnizim mbi 90%, është duke u furnizuar zona 24 orë me ujë por kjo do të vlerësohet ditëve në vazhdim nëse këto keqpërdorime nuk ndalen atëherë do të mendojmë edhe shkallë të planifikimit për arsye se nuk e kemi luksin që ujin e pijes ta keqpërdormi dhe dikush mos te ketë kështu që duhet me qenë të vetëdijshëm nëse nuk përmirësohet kjo situatë dhe njerëzit nuk vetëdijesohen që ujin mos ta keqpërdorin në të kundërtën jemi të detyruar të fillojmë reduktimet sidomos në zonat që keqpërdoren”, ka thënë ai.
Ndërsa thotë se për qytetin dhe banimet kolektive nuk do të kenë kurrfarë problemi sa i përket furnizimit me ujë të pijes.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje ka treguar edhe si qëndron niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit.
“Liqeni i Batllavës ka ra në kuotën 5.5 metra ndërsa liqeni i Badovcit është kuotën -6 metra do të thotë 5.5 metra ka ra kuota maksimale e Batllavës ndërsa e Badovcit 6 metra, po të shikojmë këto nivele në krahasim një mesatare që ka qenë edhe vitet tjera do të thotë me mesatare aty jemi” , ka përfunduar ai./Arbresh.info/R.Rexhepi
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës