Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kritikuar Komunën e Ferizajt për mungesë të trasnpsarencës dhe demokracisë, në rastin e zgjedhjes së kryetarëve të këshillave lokale.
Sipas tyre, mungesa e njoftimeve dhe mungesa e bashkëpunimit me shoqërine civile dhe mediat tregon se në këtë proces ekzekutivi komunal ka tendenca të thekësuar për të mos treguar rezultatet, siç dihet ky proces është jashtëzakonisht i vonuar dhe i cili ka krijuar situata jo të mira për qytetarët sepse nuk ka përfshirë shumë akter, duke mos i përfshire partite politike, shoqërine civile, mediat dhe pa konsultim paraprak me partitë politike dhe iniciativat qytetare.
“Përkundër funksionimit dhë rëndësisë së këshillave të bashkësive lokale, tashmë ky proces ka krijuar dyshime për një proces të manipuluar dhe tendencioz me vetë faktin se është nisur me nguti dhe pa i njoftuar akteret dhe qyetarët e vendeve rurale dhe urbane dhe sikur verehet një frikë e ekzekutivit për një dështim dhe nuk ka arritë që të jetë proces, në harmoni me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e Avonet.
Avonet konsideron se ky proces shumë i rëndësishëm për bashkësitë lokale dhe në përgjithësi për gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt do të krijojë praktikë të keqe dhe shumë dëshpruese dhe poashtu ka ndikuar në humbjen e besimit në këtë proces.
Sipas tyre gjatë monitorimit të procesit të zgjedhjeve të kryetarëve të këshillave lokal në fshatrat Mirosalë, Rahovicë dhe Pojat ka vrejtur pjesmarrje e një numëri shumë të vogël të qytetarëve të cilët mundeni të vreni edhe nga fotot e bërë nga monitoruesit, që pjesëmarrja ka qenë nga 5 persona deri 15 persona, poashtu në këtë proces edhe vetë organizatorët kanë qenë të pa pregatitur, mungesë logjistike dhe të tjera.
“Duke u bazuar në RREGULLORE PËR BASHKËPUNIMIN E KOMUNËS ME FSHATRAT, VENDBANIMET DHE ZONAT URBANE, Neni 6, Procedura për zgjedhjen e Kryetarit të Fshatit, Zonës Urbane duhet të themelojë këshillin nismëtar ku si pas këtij neni parasheh që Këshilli Nismëtar organizon dhe fton tubimin e Fshatit, Zonës-urbane. Në tubim bëhen propozimet e dy ose më shumë kandidatëve për Kryetar të fshatit, përkatësisht zonës-urbane, poashtu Këshilli Nismëtar i propozon tubimit 3 (tre) anëtarë të Komisionit për organizimin e procesit të Votimit, si dhe 5 (pesë) anëtarë të Komisionit për numërimin dhe shpalljen e votave, të cilat miratohen me vota të hapura, ku në këto proces nuk kemi pasur tubim as nuk janë ndjekur këto procedura”, thuhet në reagim.
Avonet ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Ferizaj Agim Aliu dhe MAPL-ja që të ndërpritet menjëherë këtë proces dhe të ftojë akteret lokal si partitë politike, OJQ-të dhe mediat që të hartojnë një planë që ky proces të jetë sa më i mirë, transparent dhe demokratik.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...