Vasfije Krasniqi-Goodman, theu heshtjen e 20 mijë personave të dhunuara gjatë luftës së saj në Kosovë.
Vasfije Krasniqi-Goodman, është njëra nga viktimat seksuale të luftës së fundit në Kosovë.
Mirëpo, ajo mbrëmë për herë të parë u rrëfye para publikut, kështu duke thyer heshtjen e 20 mijë personave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pas rrëfimit të saj, ajo mori mbështetje nga të gjithë për guximin dhe thyerjen e heshtjes në shoqërinë kosovare për këtë temë.
Atë e përgëzoi për guximin e saj edhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri.
Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar, se rrëfimi i Vasfije Krasniqi-Goodman ishte tronditës.
Postimi i plotë:
Rrëfimi i Vasfije Krasniqi Goodman ishte tronditës. Aq më tepër për shkak se Vasfija na tregoi atë që e dinim, e që nuk e kishim guximin ta flisnim si shoqëri.
Dhuna sistematike seksuale e ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës ka qenë e orkestruar dhe e organizuar nga shteti serb nën regjimin e Milosheviqit (ai të cilin Vuçiqi e quajti Lider me ide të mira). Kjo ka pasur për qëllim ta godas drejtpërdrejt stofin shoqëror në Kosovë.
Refuzimi i diskutimit për këtë dhunë nuk bën asgjë përveç se e përmbush një pjesë të atij qëllimi. Ky refuzim kaq afatgjatë për të diskutuar për këtë krim i ka lënë viktimat e dhunës seksuale në agoninë e përhershme të dhimbjes e vuajtjes si pasojë e këtij krimi.
Ne nuk duhet të turpërohemi nga krimet që na i ka bërë Serbia. Për to duhet të insistojmë në drejtësi.
Nobeli për Paqe këtë vit i është ndarë Denis Mukëege dhe Nadia Murad për përpjekjet e tyre që ta ndalojnë përdorimin e dhunës seksuale si armë në luftë. Nadia edhe vet është viktimë e dhunës seksuale, ndërsa Denis si gjinekolog është marrë me shërimin dhe risocializimin e viktimave. Ky çmim e sjellë këtë lloj makabër të krimit në qendër të vëmendjes globale.
Gjithsesi Republika e Kosovës duhet ta tregojë të vërtetën e vet. Duhet të këmbëngulim që për këtë lloj krimi Serbia të jap përgjegjësi të veçantë. Duhet të këmbëngulim që të ketë gjykime e dënime të veçanta. Kriminelët e luftës, e veçanërisht këta lloj kriminelësh, duhen domosdoshmërisht ta marrin dënimin e merituar. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...