Avokati dhe analisti Besnik Berisha ka thënë se krimet e luftës janë barrë e shoqërisë, por janë edhe turp i drejtësisë.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe sot e kësaj dite prokurorët vendorë ende nuk i kanë lëndët e krimeve të luftës.
“Janë konsumuar afatet ligjore të hetimeve nga prokurorët e EULEX-it, dhe aty nuk mund të merret më asnjë vendim”, tha ai.
Berisha ka thënë se është turp për institucionet tona që nuk paguajnë për sistemin e drejtësisë, por merren me aktivitete të tjera si 500 vjetorin e vdekjes së Skenderbeut.
“Ne investojmë në ditëlindjen e 500-të të Skenderbeut, ndërsa kemi prokurorë të papaguar, pa trajnuar e pamotivuar. Nuk del prokurori të intervistojë dëshmitarët në Krushë, duhet një forcë policore që është e trajnuar për krimet e luftës”, tha ai.
Ai ka thënë se shteti jonë krijon institute për krime të luftës, por nuk bën asgjë për trajnimin e ekspertëve që hetojnë krimet e luftës.
“Neve na trajnojnë të tjerët për tu përgatitur për të këqijat që na kanë ndodhur neve. Kjo është turpi se shteti ynë nuk ndan buxhet. Krijohen institute e task forca për hulumtimin e krimeve të luftës, por në fakt nuk zbardhet asgjë”, tha ai.
Avokati ka thënë se Kosova ka bërë investime në asfalt por jo edhe në drejtësi.
“Kosova ka bërë progres në asfalt, por në drejtësi as 10% i atij në asfalt nuk është bërë, ndërsa për krimet e luftës as 1% progres nuk është bërë”, deklaroi ndër të tjera Besnik Berisha./RTV Dukagjini/
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...