Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka marrë pjesë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve, AGROKOS, i cili po mbahet në Prishtinë.
Ky është edicioni i 18-të në të cilin po marrin pjesë prodhues vendor, e po ashtu edhe prodhues nga regjioni dhe më gjerë. Panair është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme tregtare dhe tradicionale, i cili njëkohësisht po shërben si urë lidhëse në mes bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare.
Lluka deklaroi se me vetë faktin se në këtë panair po marrin pjesë një numër i madh i bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare tregon për rëndësinë që ka kjo ngjarje dhe në të njëjtën kohë dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur prodhuesit vendor në fushë veprimtarinë e tyre duke ua lehtësuar kushtet e të bërit biznes.
“Ne kemi kaluar nëpër sfida të shumta, duke kaluar nga një sistem tërësisht i shkatërruar, mandej kemi kaluar në një fazë ku është subvencionuar prodhimtaria primare me pikat grumbulluese, ndërsa tani kemi kaluar në një fazë ku përmes donatorëve të ndryshëm po tentohet të ndihmohen përpunuesit e produkteve finale. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme nëse duam të jemi konkurrues me vendet e BE-së”, u shpreh ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka.
Kreu i MZHE-së tha se është shumë e rëndësishme për ne që të investojmë në bujqësi precize, pra bujqësia precize nënkupton të pasurit në mënyrë automatike prodhimtarinë, të pasurit senzor në tokë për të shfrytëzuar kualitetin e tokës, e si rezultat i kësaj do të ketë ndikim edhe në rritjen e rendimentit, e që njëkohësisht do të ndikojë edhe në racionalizimin e përdorimit të ujit dhe çka është e rëndësishme do të ndikojë në zvogëlimin e kemikaleve të ndryshme.
“Roli i MZHE-së është që përmes projektit që kemi tash me BB-në është që t’i ndihmojmë fermerët që të marrin shkathtësitë bazë në fushën e Teknologjisë së Informacionit gjë që do të ndihmonte edhe në implementimin e praktikave më të mira në këtë sektor”, theksoi Lluka.
Gjithashtu, ministri Lluka potencoi edhe nevojën e krijimit të një platformë agrare e cila do të bëjë lidhshmërinë nga fermeri deri tek prodhuesi, nga prodhuesit tek shitësi, prodhimin e produkteve për treg ndërkombëtare në mënyrë që ta zhvillojmë eksportin dhe para së gjithash konsumin vendor./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...