Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti në konferencën e mbajtur ka folur për votimin e grupit negociator duke thënë bashkdrejtuesit që u votuan dje do ta zëvendësojnë, ministren sipas tij pa protofol Edita Tahirin.
“Presidenti Thaçi prapë do të vazhdoj me akrobacionet e tij. Nuk është e rastësishme që një natë përpara ai e mbështeti këtë rezolutë dhe një orë pas miratimit e përshëndeti atë. Nëpërmjet këtij grupi negociator me Serbinë po përpiqen t’ia zbusin vetminë atij. Ajo që është më e rëndësishme, që para se të vijë kjo rezolutë në një seancë të pazakonshme, dy ditë më herët kryeministri i Kosovës, ua ka prezantuar këtë material ambasadave të Quintit. Cili është kuptimi që thua se do të formoj platformë e grupe kur e ke nënshkruar marrëveshjen finale. Ky është hap i mbrapsht”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Kurti ka përmendur disa hapa që duhet bërë për dialogun.
“Ne kemi disa hapa që duhet bërë. Hapi i parë është shqyrtimi dhe vlerësimi i raportit 41 faqesh, për 6 vjetë negociata do të duhej të diskutojmë 6 ditë, apo 6 orë. Hapi i dytë janë kërkesat e Serbisë. Kryeministri nuk do të duhej të nënshkruante marrëveshje me Serbinë me gjuhën që nuk na ka njohur, por do të duhej të përpilonte kërkesa me Serbinë si borgjlia më i madh. Pas këtyre hapave duhet të bëhen zgjedhjet parlamentare, nuk ka pasur Qeveri më me shumë skandale se kjo. Pastaj vijnë hapat 3 dhe 4 për platformën e Qeverisë dhe grupin negociator”, ka thënë ai./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...