Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, edhe gjatë ditës së sotme ka kërkuar unitet politik.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës edhe një herë ka kërkuar unitet politik në dobi të fuqizimit të integritetit dhe sovranitetit.
“Është faza e një modernizimi të shtetit dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një vizioni dhe objektivave që i ka PDK-ja, dhe e transformon shoqërinë tonë. Nuk do ta fyejmë askënd dhe do të punojmë me dinjitet për vetë faktin se me shumë sakrificë kemi arrit deri këtu”, është shprehur Veseli, në hapjen e fushatës për zgjedhje të brendshme partiake në Prizren.
Veseli rikonfirmon angazhimin për miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, raporton EO.
“Kërkojmë të fuqizojmë integritetin dhe sovranitetin, kur sot po ka zëra se PDK nuk ka qëndrim të qartë. Qëndrimin e kemi të qartë qysh kur e kemi largu Serbinë. Nuk ka parti në Kosovë, në hapësirën shqiptarëve që do të punojë për rrethana të reja dhe integrime euroatlantike. Ne jemi ata që e përcaktojmë të ardhmen miqësinë e përhershme me ShBA-të, anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, është shprehur Veseli./EO/
Xheneta tregon sa e afërt është me njerkën e saj
Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Aguero tregon tri ekipet favorite që mund ta fitojnë Ligën e...
Çeku: Festivali i Këngës tregoi se jemi gati për Eurovision
Katër persona goditen nga vetura në Mitrovicë – mes tyre dy ...
Për nëntë muaj, 122 policë ishin “viktimë” e dhunës së qytet...