Kreu i INTERPOL-it serb, Milan Dimitrijeviç ka reaguar ndaj mundësisë që Kosova të anëtarësohet në asamblenë e INTERPOL-it më 20 nëntor.
Kreu i INTERPOL-it serb, Milan Dimitrijeviç ka thënë se përpjekjet e reja që Kosova të anëtarësohet në asamblenë e INTERPOL-it më 20 nëntor do të ishte rast precedent dhe dhunë ligjore.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të krijonte probleme jo vetëm për Serbinë por edhe shtete tjera.
“Ministri Stefanoviq qartë i ka përmendur problemet e Serbisë përfshirë edhe ato të sigurisë, krimit dhe ligjit. Udhëheqësia e INTERPOL-it me vite është e njohur me arsyet dhe argumentet e Serbisë dhe është e qartë mënyra se me të cilat kushte dikush mund të bëhet anëtar i ri”, deklaroi Dimitrijeviq për “RTS”, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se anëtarësimi i mundshëm i Kosovës do të ishte shkelje e Rezolutës 1244, shkelje e rregullave të INTERPOL-it dhe do të krijonte shumë pasiguri.
“Bëhet fjalë për ndryshim të tezave. Bashkëpunimi i INTERPOL-it dhe UNMIK-ut zgjatë nga viti 2002 dhe mbulojnë gjithë hapësirën andaj nuk ekziston asnjë argument që me këtë bashkëpunim nuk është e mbuluar e gjithë hapësira”, u shpreh ai. /Lajmi.net/
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...
Haradinaj dënon sulmin në Ibër Lepenc: Në mbrojtje të Kosov...
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...