Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në hapje të ceremonisë tha se do të intensifikojnë bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të dyja vendeve duke kërkuar që ky komunitet të njihet edhe me Kushtetutë, raporton arbresh.info.
Presidenti Thaçi thotë se Mali i Zi do të jetë partnerë strategjik i Kosovës në rrugëtimin euroatlantik.
“Sot është një ditë e veçantë edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi, dhe qytetarët e tyre sepse po hapet shtëpia e zhvillimit, progresit, mirëkuptimit dhe thellimit të përjetshëm të miqësisë me Malin e Zi, dhe të zhvillimit nën ombrellën euroatlantike.”
Kryeparlamentari Veseli thotë të jenë krenar për bashkëpunimin dhe do të vazhdojë Kosova të ketë marrëveshje dhe mirëkuptim me Malin e Zi.
“Kjo shtëpi është e të gjithë qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë e malazezëve. Kemi interesa të shumta strategjike. I kemi ndihmuar Malit të Zi dhe do të na ndihmojë në proceset integruese euroatlantike.”
Sipas kryeministrit Haradinaj ka qenë traditë e lartësimit të vlerave të ndërsjella si fqinjë dhe aleat, dhe thotë se Kosova dhe Mali i Zi do të jenë aleat përgjithmonë.
“Kosova është shtëpia e juaj. Na jemi bashkë në shtëpinë tonë, dhe Kosova do të jetë e të gjithëve dhe do të jemi të kujdesshëm që malazezët të ndihen si në shtëpi.”
Ka kohë që komuniteti malazez i ka shtruar kërkesë institucioneve të Kosovës që të njihen si komunitet edhe në Kushtetutën e Kosovës, por deri më tani përveç disa premtimeve deklarative të presidentit Thaçi nuk është ndërmarrë asgjë tjetër./arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...