“Në emër të popullit serb në Kosovë e Metohi, i cili në politikën Tuaj sheh shpresën e vetme për mbijetesë në vatrat shekullore, ju lusim që të mos hiqni dorë nga lufta për zgjidhje të drejtë, kompromisi dhe të qëndrueshme, që do të nënkuptonte të ardhme më të mirë jo vetëm për serbët në Kosovë e Metohi, por edhe për tërë popullin serb”, thuhet në letrën e hapur të serbëve të Kosovës drejtuar Vuçiqit.
Krerët e komunave serbe të Kosovës porosisin presidentin serb se “lufta e tij ua ka ngjallur shpresën se, pas shumë vitesh, nuk janë vetëm, se serbët në veri nuk kanë mbrojtur më kot çdo pëllëmbë toke nga ekstremistët, dhe se serbët në jug nuk mbijetuan më kot guximshëm në këtë rajon”.
“Me këtë letër dëshirojmë të ju porosisim se jemi të vetëdijshëm për barrën që bartni, dhe se nga një situatë e pamundshme po provoni të nxirrni më të mirën, për këtë arsye ju sigurojmë se do të mbështesim çdo zgjidhje që do të arrini, e cila do të nënkuptonte më shumë të drejta për serbët, ambient më të sigurt për qytetarët dhe për ruajtje të vendeve tona të shenjta dhe që do të mundësonte pozitë më të mirë ekonomike për popullin tonë, qoftë ajo edhe demarkacioni, korrigjimi apo diçka e tretë”.
Në letër i bëhet apel presidentit serb që të mos heq dorë nga misioni i “shpëtimit të veriut të Kosovës dhe Metohisë dhe krejt çka mund të shpëtohet nga kthetrat e Prishtinës”, të cilën, siç shtohet në letër, e propozojnë Jeremiqi, Gjilasi, Janjiqi, Trajkoviqi dhe militantë tjerë dhe ambasadat e huaja.
“Ngazëllimi i tyre ndaj fatit tonë të rëndë vetëm se duhet të nxis juve t’i vazhdoni negociatat, për çka do ta keni gjithmonë mbështetjen tonë dhe të popullit serb të parezervë. Por, nëse deri te zgjidhja nuk vjen si pasojë e efektit dëmtues të të sipërpërmendurve, ne do të detyrohemi t’ju shkojmë nëpër shtëpi e vila e t’i pyesim se përse ia bënë këtë popullit serb”, thuhet në letër.
Letrën e kanë nënshkruar: kryetari i Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ai i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i Zveçanit Vuçin Jankoviq, i Leposaviqit Zoran Todiq, i Graçanicës Srxhan Popoviq, i Shtërpcës Bratislav Nikoliq, i Ranillugut Vladica Aritonoviq, i Novobërdës Svetislav Ivanoviq, i Kllokotit Bozhidar Dejanoviq dhe kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Petkoviq.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”