Krasniqi thotë se Kuvendi duhet të jetë përgjegjës për dialogun

21:21 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi ka treguar se pse kjo parti po behët pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë së tash përgjegjësia për dialogun do t’i bartet Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka treguar se cili do të jetë roli i Thaçit në dialogun me Serbinë.

“Secili institucion e ka të caktuar rolin e tij me Kushtetutë. Mirëpo, për herë të parë po ndodh që në bisedime po shkohet me një ligj, që thuhet se Kuvendi është përfaqësues në dialog. Po ashtu për herë të parë në dialog po shkohet me një ekip. Pra, tash dialogu i është bartur Kuvendit”, ka thënë Krasniqi në T7.

Ai ka thënë se procesi i dialogut duhet t’i kthehet Kuvendit të Kosovës.

“Dialogu duhet ti kthehet Kuvendit dhe sipas këtij ligji kjo kompetencë do ti bartet Kuvendit”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme