Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, vlerëson se presioni nga Washingtoni dhe Brukseli për heqjen e taksës ndaj Serbisë është në adresë të gabuar dhe se ky presion duhet të orientohet nga Beogradi.
Por, ai ka thënë se duhet të shqyrtohet pezullimi i taksës për një kohë, pasi kjo po kërkohet nga aleatët ndërkombëtar.
“Meqë çlirimin e vendit dhe pavarësinë e kemi arritur në mënyrë të koordinuar me aleatët, atëherë politika e Kosovë duhet të unifikojë qëndrimet që taksa të pezullohet në një afat deri në 6 muaj dhe nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet marrëveshja me Serbinë taksa të rikthehet”, ka thënë Krasniqi në TV 21.
Krasniqi deklaroi se çështja e taksës nuk po shikohet drejt as nga një pjesë e vendorëve e as nga një pjesë e ndërkombëtarëve, as nga Bashkimi Evropian, e as nga çarqet drejtuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij kjo ka ardhur për faktin se taksa nuk është e tëra ekonomike, mirëpo edhe politike, kundërpërgjigje ndaj agresionit të vazhduar serb ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe ndaj marrëveshjeve që i kanë miratuar gjatë këtyre viteve në Bruksel.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...