Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar pak minuta pas mbylljes së afateve ligjore për koalicione në KQZ se me mbështetjen e madhe qytetare PDK do të dalë forca më e madhe politike dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër i vendit.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet forcë e qytetarëve të vendit. Edhe në këto zgjedhje, qytetarët e dinë se kush duhet ta udhëheqë shtetin. Me Kryeministrin e ardhshëm Kadri Veseli, Kosova do të hyjë në etapa të reja të zhvillimit. Ne kemi ditur ta ndryshojmë vendin, duke ndryshuar edhe veten, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa dallime”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.
“A po e shihni këtë gjyks, hajdeni”/ Gani Geci kërkon ballaf...
Elon Musk 33.5 miliardë dollarë më i pasur pas rritjes së ak...
Ferizaj vazhdon formën e lartë, merr fitore të madhe në udhë...
Gjykimi për vrasjen e vitit 2023, dy avokatët gjobitën me ng...
FSK-ja përfundon me sukses disa trajnime
Kelmendi mban kolegjium me të gjithë kryeprokurorët e vendit...