Protesta e mbajtur javë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë “mollë sherri” mes deputetëve të kësaj partie dhe atyre të PSD-së.
Ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se PSD-ja po shikon “kujt t’i shitet” pasi, sipas tij, kjo parti s’do të mund ta kalojë pragun zgjedhor në rast të zgjedhjeve.
“Eksponentë të atyre që u larguan nga VV, po thonë se protesta ishte vetëm për një njeri, për Albinin. Në fakt, ky është vajtimi i tyre për planin që u ka dështuar. Ata kanë menduar që TË GJITHË do të dalin nga VETËVENDOSJE! dhe, siç edhe kanë thënë, “Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë!”. E kundërta ndodhi. Mbështetja për VV vetëm sa është rritur kurse ata janë në pazar – kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë dot as gjysëm pragu”, ka shkruar Aliu.
Ai po ashtu tha se dalja e tyre ishte ‘me bereqet’ për VV-në pasi “numri i anëtarëve të rinj vetëm po rritet”.
“Këtë vit nga VV kanë dalur rreth 40 anëtarë të vjetër (me ndonjë përjashtim prej vullnetari, të gjithë këta paguheshin me rroga), mirëpo kanë ardhur mbi 4.300 anëtarë të rinj dhe sot VV i ka mbi 35 mijë anëtarë gjithsejt. Ashtu siç pak kujt ia ka marrë mendja, dalja e atyre që shkuan ishte me bereqet për neve”, tha Aliu.
Menjëherë pas tij, deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi reagoi duke thënë se deputeti i VV-së, Liburn Aliu e konfirmoi se protesta e VV-së ishte kundër PSD-së.
“Liburn Aliu e konfirmoi vetë, pa ia kërkuar askush që protesta e VV qenka organizuar për afirmim të VV dhe kundër PSD-së. Shiheni se si sa herë që po flasin për protestën, këtë e bëjnë në kontekst të sulmit ndaj PSD-së dhe afirmimit të VV-së, dhe jo për ta sulmuar Thaçin kundër të cilit mashtruan se po e thërrasin protestën. Unë nuk e di për cilën mbështetje po flet Liburni, por është mirë t’i presim zgjedhjet. Mbase ju kemi sjellur bereqet, por sondazhet po flasin që VV nga partia e parë ka dalur në partinë e tretë. Nga 32 deputetë, ka mbetur me 19. E për votat e PSD, prap le ti presim zgjedhjet. Do të zhgënjeheni edhe në këtë rast. PSD do të ketë deputetë më shumë se që ka aktualisht”, thotë Krasniqi.
Ai po ashtu tha se VV-ja nuk i ka dashur të larguarit aty sepse Kurti sipas Frashërit nuk e donte mendimin kritik.
“Kur Liburni thotë se largimi ynë paska qenë bereqet për VV, kjo tregon atë që e thonim ne para vendimit që të largohemi: VV nuk na deshi neve aty. Sepse Albin Kurti nuk deshi mendim kritik. Dhe krejt në fund, për hipokrizinë e pagave: Liburn Aliu, mos harro që VV sot menaxhon me 1.2 milion euro buxhet (vetëm nga buxheti i shtetit). Pra është parti e pasur. Dhe po, një pjesë e aktivistëve që kemi dalur, kemi marrë paga nga VV, por sot ju, si hipokritë që jeni, le që nuk i keni ulur pagat por keni punësuar njerëz me paga saktësisht të njëjta. Sot, disa prej jush, e në veçanti kryetari, endeni me mercedesa dhe keni nga 3 truproja. Mos shitni moral sepse asnjë pikë s’e keni”, tha Frashëri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook./arbresh.info/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...