Dialogu Kosovë-Serbi dhe negociatat mes dy vendeve, për akademikun Mehmet Kraja, duhet të kenë më shumë transparencë.
Në një intervistë për Report TV, Kraja ka thënë se edhe roli i Tiranës zyrtare duhet të jetë më konstruktiv në këtë dialog.
“Kam lexuar një paraqitje të Bushatit, publike, ishte në rregull parimisht. Por më vjen çudi, sesi pas 2 ditësh doli Rama dhe tha diçka tjetër. Pra, Tirana duhet të krijojë një qëndrim të saktë për këtë çështje”, është shprehur ai.
Intervista e plotë:
Si i percepton Mehmet Kraja këto negociata mes Kosovës dhe Serbisë?
Kadare shkruan “krushqit janë të ngrirë”, metafora është e qartë. Duhet mënjanuar dhe shkrimtari duhet të hyjë në çështje politike me shpjegime joartistike. Raportet e krijuara mes shqiptarëve dhe serbëve, shumë njerëz fajësojnë të dyja palët në Ballkan. Unë them që jo, s’janë të gjithë fajtorë. Nisemi nga nacionalizmi i popujve të vegjël, s’shkakton dëm, por mbron identitetin dhe qenien e tij. Nacionalizmi i popujve të mëdhenj shkakton dëm. Është e provuar, nga popujt e tjerë. Pra, agresiviteti shkakton pasoja të mëdha. Shkurt, them se konflikti ka një histori të gjatë, por nuk do doja që t’i vendosja dy popujt në të njëjtin vend, sepse edhe nga ana shqiptare ka patur veprime individuale që kanë shkaktuar dëm, por në raport me atë që i ka shkaktuar Serbia shqiptarëve është më e rëndë. Dhuna serbe në Kosovë është dhunë shtetërore dhe ka zgjatur 2 shekuj. Shteti, me të gjitha instrumentet vepron mbi shqiptarët, prandaj duhet bërë dallim se shqiptarët ishin të pambrojtur.
Homologët tuaj serbë, çfarë qëndrimi kanë pasur në raport me këtë konflikt?
Unë jam më shumë si shkrimtar, akademia serbe ka qenë e implikuar në vazhdimësi, në raport me shqiptarët dhe me Kosovën. Memorandumi përmbante disa pika për zgjidhjen e problemeve me nacionalistët serbë. Një prej tyre është zhbërja e autonomisë së Kosovës dhe krijimi i një Serbie unike. Ky ishte qëllimi i këtij memorandumi. Këtu përfundoi me Millosheviqin. Akademia dhe Millosheviqi krijuan këtë me veprime ndaj shqiptarëve. Përfshirë dhe luftën e Kosovës, ishte brenda këtij memorandumi. Pasivizimi dhe pajtimi i Kosovës me çdo kusht. Memorandumi ishte nisja e luftërave me Slloveninë, Kroacinë, e përfunduan me Kosovën.
Kishte akademia serbe ndonjë opsion për ndarjen me Kosovën?
Jo, por një Serbi unike nënkuptonte një integrim të Kosovës brenda Serbisë. Kosova duhej ndarë në një Serbi unike. Popullsia projektohej negativisht. Sepse Serbia në 2050 do kishte më shumë popullsi shqiptare sesa serbe, pra mbi 50% sepse lindshmëria ishte shumë e lartë në raport me vdekshmërinë që në Serbi ishte më e lartë. Duhej një ndarje kufizuese me shqiptarët. Kjo ishte ideja që Kosova të ndahej, një pjesë t’i jepej Shqipërisë dhe kështu të zgjidhej problemi me popullsinë. Ishte një plan që Kosova të ndahej në “Rrugën e Frengut”, nëpër hekurudhë të bëhej ndarja. Një periudhë nuk u përfol por u riakualizua pas viteve 2000. Ideja ishte që Kosova të ndahej. Shqiptarët nuk përfitonin asnjëherë nga kjo.
U mor nga kancelaritë evropiane? U servir nga ndërkomëbtarët?
Millosheviqi nuk diskutonte me ndërkombëtarët, ai Kosovën e konsideronte si plaçkë. Ka qarkulluar një ide e tillë se në prapavijë ka pasur diçka. Ka pasur një plan të tillë për ndarje. Diçka e tillë pretendohej.
Qeveria shqiptare dhe presidenti i Kosovës, konsultohen me akademinë e Shkencave të Kosovës?
Individualisht ndoshta po. Akademia nuk ka prodhuar një model dhe unë mendoj se më mirë, pasi ne nuk duhet të ndjekim modelin serb. Ka parlament, qeveri, institucione përfaqësuese. Akademia serbe është modeli më i qartë i kësaj, pasi ka shkaktuar luftëra.
Më bezdis mungesa e transparencës nga klasa politike shqiptare. Këta fshehin gjithçka, njësoj si në bisedimet e Vjenës, ku doli pakoja Ahtisari, e më pas u ankuan për zonat e mbrojtura. Këta i dinin këto gjëra kur shkonin në Vjenë.
A po zvarritet procesi?
Ka 1 vit e ca që po diskutohet për këtë gjë, as për kulturë as për asgjë, por vetëm për këtë gjë.
Cili duhet të jetë roli i Tiranës në këto bisedime?
Duke marrë parasysh se një pjesë mirë e kosovarëve e shohin Tiranën si mbrojtje nga shtetit. Kështu është krijuar perceptimi, e kërkojnë mbështetjen nga Tirana. Unë them se është e gabuar, se detyrat që kryhen vetë duhen zgjidhur vetë. Por Tirana, duhet të ketë një qëndrim konstruktiv. Kam lexuar një paraqitje të Bushatit, publike, ishte në rregull parimisht. Por më vjen çudi, sesi pas 2 ditësh doli Rama dhe tha diçka tjetër. Pra, Tirana duhet të krijojë një qëndrim të saktë për këtë çështje. S’ka nevojë Tirana të fshihet. Po ka marrëveshje me Vuçiqin le ta thotë hapur. Se është krijuar konfuzion.
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit