Lëvizja “FOL” ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka prezantuar Platformën e Krahasimit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë nga viti 2010-2019, raporton arbresh.info.
Mexhide Demolli Nimani, drejtoresha Ekzekutive e Lëvizjes “Fol” ka thënë se përmes kësaj platforme, qytetarët tanimë do të kenë mundësi që të krahasojnë të ardhurat e Zyrtarëve nga viti në vit.
“Në këtë platformë mund të shihni pasuritë e zyrtarëve të lartë politik duke filluar kështu nga presidenti, në kryeministra, ministra, deputetë, zv.ministra dhe kryetarë të Komunave”, tha Nimani.
Ajo duke theksuar se në këtë platformë marrin pjesë rreth 500 zyrtarë që kanë udhëhequr nga viti 2010-2019, deklaroi se përmes kësaj platforme mund të shihen vetëm pasuritë e Zyrtarëve që deri më tani e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
“Në këtë platformë mund të gjeni vetëm pasuritë e deklaruara në Agjencisë Kundër Korrupsionit, por ka zyrtarë të cilët nuk kanë deklaruar pasuritë e tyre dhe ato nuk mund ti shohim ne” u shpreh Nimani.
Ka zyrtarë që marrin nuk i deklarojnë pagat që i marrin nga partitë tyre dhe bizneset e ndryshme private.
Kjo platformë do të shërbejë qytetarëve që të shohin se si janë ndryshuar të hyrat e Zyrtarëve të Lartë Shtetërorë. Këto të dhëna janë marrë nga Agjencioni Kundër Korrupsionit. Ndërsa i mbetet organeve të drejtësisë që të verifikojnë./arbresh.info/
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...