Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë në mbledhjen e sotme kanë kërkuar që institucionet të filloj mobilizimit në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Parlamentare.
Përfaqësuesi i VV-së, Adnan Rrustemi ka kërkuar që të filloj planifikimi i buxhetit, shkruan arbresh.info.
“Të fillojmë planifikimin e buxhetit, resurseve dhe të mobilizohemi në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme jo me vendime por vetëm mobilizim”, ka thënë ai.
Ndërsa përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti ka kërkuar që ndër të tjerë të rregullohen problemet me souftuer.
“Jemi në prag të zgjedhjëve dhe të mos na gjejnë në situatë dhe të themi të jashtëzakonshme sepse në Kosova gjithmonë ndodhin të tilla. Të mos kemi problem me softuer sikur herën e kalume sepse KQZ ka qenë e fundit që e ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve, mediet dhe OJQ i kanë publikuar para neve”, ka thënë ai.
E Florian Dushi ka përmendur arsyetimin e zyrtarëve komunal për borën ne dimër.
“Ne mund të jemi politik por jemi të pavarur. Të mos na ndodhë sikur zyrtar zyrtarëve komunal që bora në dimër i ze në befasi”, ka shtuar ai.
Gjatë kësaj mbledhje u regjistruan edht tri parti të reja politike./arbresh.info/
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë
Emrat dhe mosha, kush janë 34 pengjet e listuar nga Hamasi q...
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim