Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar 646 vëzhgues që do të përcjellin zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat e veriut, raporton Ekonomia Online.
Sipas të dhënave që u bën të ditura në mbledhjen e KQZ-së, gjithsejtë janë 646 vëzhgues të cilët do të mund të përcjellin votimin më 19 maj.
Këta vëzhgues përfaqësojnë dy partie politike; dy misione ndërkombëtare; një komisioni evropian; dy misione diplomatike; dymbëdhjetë ambasada; një OJQ ndërkombëtare; katër OJQ vendore dhe pesëmbëdhjetë media, me gjithsej katërqind e gjashtëdhjetë e katër vëzhgues.
Të drejtë vote kanë 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Në Leposaviq kanë të drejtë vote 18 mijë e 164 votues; 18 qendra të votimit; 31 vendvotime; në Zubin Potok: 8 mijë e 535 votues; 12 qendra të votimit; 16 vendvotime; në Zveçan: 9 mijë e 229 votues; 7 qendra të votimit; 13 vendvotime dhe në Mitrovicë e veriut: 22 mijë e 055 votues; 7 qendra të votimit; 27 vendvotime.
KQZ-ja ka angazhuar 670 komisionerë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, raporton EO.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...