Google ADS

KQZ: Asnjë koalicion nuk ka aplikuar

18:57 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë koalicion i partive politike në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova.

“Deri më tani asnjë koalicion nuk është dorëzuar në KQZ”.

Elezi theksoi se partitë politike e kanë për obligim që të deklarojnë koalicionet e tyre brenda afatit, 30 gusht deri në mesnatë.

“Është detyrim ligjor që partitë të deklarojnë koalicionet sot deri në mesnatë. Deklarimi i tyre pas këtij afati nuk numërohen si koalicione.”

Ai shtoi se afati deri më sot ka qenë vetëm për partitë që duan të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit si koalicion dhe jo për lista.

“Sot është afati vetëm për parti politike që dëshirojnë të garojnë me koalicione. Listat për deputetë dhe kërkesa për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje bëhet në afat tjetër. Pra kjo bëhet deri më datë 06 shtator deri në mesnatë”.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor tregoi se koalicionet pas datës 30 gusht nuk mund të prishën.

“Partitë që mund të prishin koalicionet nuk mund të tërhiqen nga koalicionet pra nuk mund të bëjnë gara të vetëm pa koalicione.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme