Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Menaxherin i Projektit për Reformë Juridike dhe Administrative të Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Karl Weber.
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes KPK-së dhe GIZ-it për mbështetjen e projektit të menaxhimit të rasteve në Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave (ZMNV), i cili ka për qëllim zhvillimin dhe implementimin e një sistemi elektronik, i cili menaxhon të gjitha rastet dhe do të ketë mundësi të lehtësimit të komunikimit dhe ndërlidhjes me sisteme të institucioneve të tjera.
Hyseni ka falënderuar menaxherin Weber për angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e mekanizmave të ndryshëm të sistemit prokurorial, duke thënë se zbatimi i sistemit nga stafi i ZMNV-së do të jetë obligues, me ç’rast KPK-ja do t’i kryejë të gjitha obligimet e përcaktuar në këtë memornadum.
Nga ana tjetër, Weber, ka thënë se organizata që përfaqëson do të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e sistemit elektronik, si dhe trajnimin e stafit për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e sistemit deri në implementimin e plotë të tij.
KPK-ja dhe GIZ-i do të monitorojnë bashkërisht aktivitetet e projektit deri në finalizimin e tij përmes një grupi punues, monitorim ky, i cili do të vazhdojë deri në implementimin e planifikuar të këtij projekti – më 31 mars 2021.
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Ukraina godet territorin rus me raketa amerikane
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...