Një aksident komunikacioni që ndodhi të premten pasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë një kosovari nga Lybeniqi i Pejës.
43 vjeçari sipas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekur në vend.
Mësohet se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet të bëhet nesër në fshatin Lybeniq të Pejës në ora 16:00
Vetura e Shoshit mbante targat e Zyrihut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...