Google ADS

Kosovari humb jetën në aksident trafiku në Hungari

12:14 | 26 Shkurt 2019
A. B.

Një kosovar nga Prizreni ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës, si pasojë e një aksidenti trafiku në Hungari.

Viktima në momentin e aksidentit ishte në shpejtësi të madhe. E shpejtësia në të cilën ishte duke vozitur ia ka pamundësuar ta ndalojë makinën.

Mësohet se viktima është Beg Morina nga Hasi i Prizrenit, i cili ka humbur jetën në vend, ndërsa dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur në këtë aksident.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme