Rreth 70 harta të reja të murit nëpër shkollat e Gjenevës, duhet të zëvendësohen për shkak të një gabimi.
Në to, Kosova shfaqet si një krahinë serbe e jo si një shtet i pavarur. Kantoni i Gjenevës ka anuluar porosinë nga kompania “Michelin”.
Pierre-Antoine Preti, zëdhënës i Drejtorisë Arsimore të Gjenevës (DIP), ka thënë të mërkurën se është për keqardhje ky gabim që ka ndodhur dhe theksoi se tashmë ato harta janë hequr dhe do të zëvendësohen me të reja ku Kosova do të jetë shtet i pavarur.
“Mungesa e kufijve politikë të Kosovës nuk është vënë re nga blerësit në momentin e pranimit”, ka thënë Antoine Preti, raporton “LeTemps”.
“Si hap i parë, porosia për 2018-2019 do të kthehet tek prodhuesi. Porositë tjera do të jenë në pajtim me kufijtë politikë evropianë”, theksoi ai, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, politikania zvicerane, Anne Emery-Torracinta, ka shprehur keqardhje për mungesën e kufijve shtetërorë të Kosovës në këto harta. “Komuniteti kosovar që gjendet në territorin tonë, meriton konsideratën tonë të plotë. Zvicra ka qenë një prej vendeve të para që ka njohur kufijtë e saj”, theksoi ajo.
Edhe politikani tjetër zviceran, Jean Romain, thotë se ky gabim është serioz. “Kjo është serioze, pasi ne jemi fokusuar më shumë në paketimin sesa në përmbajtjen”, tha Romain, transmeton Koha.net.
“Të japësh mësim është të transmetosh njohuri, sado që të jetë e mundur”, ka thënë François Lefort, politikan. “DIP-i po bëhet një maltretues i rregullt. Ose nga injoranca ose nga mungesa e interesimit. Është për keqardhje”.
Edhe një mësuese e një shkolle fillore tha se ky rast është i dëmshëm. “Është e dhimbshme për nxënësit e Kosovës, dhe mund të ngjallë trazira përbrenda familjeve. Është në dorën tonë që të bëjmë disa gjeopolitika dhe të sqarojmë gjërat”, ka thënë Francesca Marchesini, kryetare e Unionit të Mësuesve të Shkollave Fillore (SPG), duke lavdëruar gatishmërinë e DIP-it për të korrigjuar harta.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...