Kosova vazhdon betejën për liberalizim të vizave

11:39 | 22 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministrja e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha tha se vazhdimisht janë duke bërë kërkesa që vendimi për liberalizimin e vizave të futet në këshillim e ministrave dhe të votohet, raporton arbresh.info.

“Liberalizimi i vizave nuk është një çështje që jemi duke heshtur. Do të shohim se cili do të jetë parlamenti i ri në BE. Kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejt vendimi të futet në këshillim e ministrave se sapo të përfundoj ky votim çështjet tjera janë proceduriale”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket premtimit dhe dhënieve te datave për heqje të vizave ministrja tha se do të vazhdojë të jep data sërish derisa zyrtarët e BE-së t’i japin data asaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme